Sipas astrologjisë, a zgjasin lidhjet e çifteve të krijuara në ‘BBV’?

Tashmë shtëpia e Big Brother VIP Albania ka dy çifte, Luizin dhe Kiarën e së fundmi edhe Kristin me Keisin. Këto kanë sjellë shumë dashuri dhe harmoni brenda shtëpisë mirëpo të gjithë pyesin, sa do zgjasë dashuria e tyre jashtë?




Për t’i dhënë fund kësaj pyetje, sot astrologu Jorgo Pulla, i vuri ‘vulën’ (sipas shenjave të horoskopit).

Duke qënë se Kiara është Bricjap ndërsa Luizi, Gaforre, Jorgo bëri një parashikim të përgjithshëm. Sipas Jorgos, dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Ai mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.

‘Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtëpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikmin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje.’- tha Jorgo.

Mirëpo, Jorgo nuk është i të njëjtit mendim për Kejsin (Luan) dhe Kristin (Virgjëresha). Sipas tij, çifti shkon më shumë në mënyrë shoqërore dhe për biznes.

Kristi merr nga gjyshi. Janë positive por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më teper, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtëpërsëdrejtë, e po u nxeh ikën natën’- tha ai.

Nëse çifti Keisi-Kristi do ketë jetëgjatësi edhe përtej shtëpisë së Big-t, atëherë ‘miti’ për shenjat e horoskopit në dashuri bie.

Author: morevesh