Silvana nxjerr zbuluar Saimirin, publikon mesazhet me vajzat e ‘Love story’, ku i fton në shtëpinë e tij

Të hënën e kaluar, Saimiri i ‘Love Story’ zgjodhi të mos i jepte një trëndafil Silvanës, duke e eliminuar kështu nga programi.

Në fakt, largimi i Silvanës ishte i papritur dhe për publikun, pasi Saimiri kishte lënë të nënkuptohej se Silvana ishte një nga të preferuarat e tij.

Dyshja patën disa takime, ku madje shkëmbyen dhe puthje.

Pasi Saimiri nuk i dha një trëndafil, ujërat në ‘Love Story’ u trazuan, teksa Silvana u shpreh e lumtur që po eliminohej, me pretendimin se Saimiri po luante një lojë të pistë.

Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.

Silvana akuzoi 33-vjeçarin se ka ftuar vajzat në vilën e tij, gjë që është e ndaluar nga produksioni.

Mbrëmjen e sotme, Silvana ka publikuar në Instastory disa biseda të Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Më pas ajo shkruan se nuk flet kot dhe nuk ka asnjë inat, thjesht do të tregojë se Saimiri bën çdo gjë për show.ImageImageImageImage

Author: admin