Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”.
Dënimi fillon që nga spektakli i fundit deri në Prime-n e ardhshëm.
Por, ashtu siç mund të parashikohej, nuk ndodhi kështu. Në një tjetër zarf të bardhë që ka mbërritur ditën e somte, “Vëllai i Madh” vendosi të “lirojë me kusht” katër të dënuarit.
Menjëherë pas daljes, katërshja Luiz, Olta, Kristi dhe Maestro, kanë përshëndetur banorët e tjerë dhe nuk kanë humbur kohë për të nisur “lojën.”
Një diskutim u ndez mes banorëve, për shkak të vendimit të ditës së djeshme, ku “Vëllai i Madh” iu dha mundësinë atyre të nxjerrin një “të burgosur” për të futur dy të tjerë.
Komenti i Maestros “Ç’e duam Bonën”, referuar Valbona Memës, nuk është pritur aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ka preferuar të sqarohet që sot me tenorin.
Nga ana tjetër ka nisur njohja dhe ‘kunjat’ e para me banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë të shtunën.