Nga Endri Tafani
Në debatin presidencial të 2012, Mitt Romney deklaroi që Rusia ishte kërcënimi më i madh gjeostrategjik për Amerikën.
Obama me atë të qeshurën e vet ironike iu përgjigj “Na morën vitet 80′ në telefon. O zotëri Lufta e Ftohtë ka mbaruar prej vitesh. Ju nuk e kuptoni realitetin jeni të prapambetur..”
Pastaj Obama u rizgjodh dhe erdhi pushtimi i Krimese në 2014 ku nuk bëri absolutisht gjë dhe tashmë në 2022 pushtimi total i Ukrainës nga Rusia.
Historia i dha të drejtë Mitt Romney dhe këtë detyrohet ta pranojë dhe vetë CNN.
Përtej krizës së Ukrainës ajo që u pa në atë debat ishte një këmbane alarmi për zhvillimet politike në botën perëndimore.
Mitt Romney është një mormon besimtar, me një qëndrim dhe integritet moral që të kujton personazhet e vjetër të filmave bardhezi.
Obama një shakaxhi i shkathët, karizmatik, me batutën e shpejtë, trendy.
Në këtë temë të debatit në 2012 Romney e shpjego qartë pse ishte Rusia kundërshtari më i rrezikshëm gjeostrategjike duke shpjeguar aksionet e saj politike dhe ushtarake, sjelljen e saj në OKB e mekanizma ndërkombëtare etj. Per. çdo njeri serioz e me pak formim dukej një argumentim i mirë.
Por Obama nuk u mor fare me këtë pjesë ta kundër-argumentonte, por u mor me batutën e shpejtë të tipit “O plako ti ke ngel në vitet 80 dhe nuk merr vesh nga bota”.. Batutë që shkaktoi të qeshura.
Në një publik dhe elektorat të mësuar më yje televizive, reality show, big brother, VIP etj.. Obama fitoi dhe Amerika dhe bota perëndimore humbi.
Humbi pikërisht për shkak të sjelljes në pushtet të individëve të tillë. Të jesh serioz dhe me argumenta është e mërzitshme në sytë e publikut.
Me mire një shakaxhi i batutës se shpejte që fyen kundërshtarin politik duke i thënë ti nuk merr vesh. Ky po.. Ky duhet votuar se është nona. Bile t’i japim dhe mandat të tretë.
E pastaj e paguajmë të gjithë.
Duhet kuptuar që personazhe të tillë e kanë vendin në teatër dhe jo në politikë pasi janë realisht të rrezikshëm për popujt e tyre.
Do të bësh batuta, ik ne kinema behu star.
Politika është diçka serioze dhe kërkon njerëz me integritet dhe të përgatitur.
Po kjo është e vështirë të kuptohet në një popullatë të indoktrinuar nga reality show, big bother dhe VIP i radhës.