Si u dhunua zyrtari i Partisë së Lirisë nga policia malazeze!/ Del VIDEO e re

Një video e re është publikuar nga dhunimi i zyrtarit të Partisë së lirisë dhe familjes së tij nga efektivët e policisë në doganën e Murriqanit. Mediat malazeze kanë publikuar videon në të cilët shihet sesi një prej efektivëve godet me shpullë në fytyrë Petraq Milon, sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.



Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Mediat raportojnë se ndaj efektivit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedurat hetimore dhe mund të merren masa si pezullim nga puna, apo edhe masa më të ashpra deri në largim nga puna. Ndërkohë, masa për largimin nga puna pritet të merren edhe për zëvendësdrejtorin e Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac. Për efektivët e tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja pritet të merret masë displinore. Këto masa ende nuk janë të konfirmuara, por raportohen nga mediat.

Rasti i dhunimit të Milos dhe familjes së tij u bë publik në muajin janar nga mediat shqiptare. Milo u dhunua dhe u nxor me forcë nga policia malazeze teksa po priste në radhë në kufi.



Author: morevesh