Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Një nga protagonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka spikatur disa herë edhe me veshjet e tij.
U prezantua me kostum, këmishë dhe kollare të zezë, për t’u ndjekur nga kostume të tjera, gri apo të bardhë.
Më pas ia la vendin ngjyrave duke nisur nga bluzë e bardhë me ngjyra, te xhaketa në ngjyrë limoni, për të vazhduar me atë xhins.
Luizi jo pak herë ka frymëzuar me veshjet e tij, teksa edhe flokët bjond, ka qenë pikërisht ai që i ka risjellë në modë. Me siguri Luizi ka ende shumë surpriza për ne.