Është krejtësisht normale të zgjoheni në mëngjes me frymëmarrje të keqe. Era e keqe shkaktohet nga bakteret që mbajnë në gojë gjatë natës.
Fryma e keqe ndikon vetëbesimin e njerëzve dhe i bën ata të ndihen të zënë ngushtë. Megjithatë, ekziston një zgjidhje që do ta bëjë gojën të ndjehet e freskët dhe e pastër.
Përbërësit:Lëngu i 2 limonave,Një gotë me ujë të ngrohtë,1/2 lugë gjelle pluhur kanelle,Një lugë mjaltë,Një lugë sodë buke.
Përgatitja:
Së bashku me mjaltin dhe kanellën shtoni lëngun e limonave në një enë të pastër.
Pastaj, shtoni ujë të ngrohtë dhe sodë buke. Zhvendoseni përzierjen në një shishe dhe tundeni mirë. Përdoreni këtë iIaç të fuqishëm si gargarë. Me një ose 2 lugë të këtij lëngu shpëlani gojën duke bërë gargarë.
Mjaltë dhe kanellë janë plot me veti të fuqishme antibakteriale. Soda e bukës ka veti zbardhuese dhe limoni është ai që do t’ju japë një frymë freskuese dhe të pastër.