Nëse ke njohur ca meshkuj në jetë, duhet ta dish që ata çfarë nuk nxjerrin nga goja. Meshkujt kanë një prirje për të thënë gjënë e parë që u kalon në mend dhe zakonisht ajo është gjëja e fundit që duhet të thoshin.
Ata mendojnë me diçka tjetër që nuk është truri dhe çdo femër që ka një marrëdhënie, duhet ta dijë që kur ai thotë diçka, nuk do të thotë që e ka me gjithë mend atë gjë. Por kur vjen puna te një marrëdhënie e rëndësishme, si ta kuptosh që ai e ka seriozisht? Si ta kuptosh që ai nuk është duke tentuar të të fusë në shtrat, ose të të nxjerrë nga jeta e tij?
Burrat ose nuk e pranojnë që janë të dashuruar, ose mendojnë që kanë rënë në dashuri kur nuk kanë rënë, ata nuk e kuptojnë gjithmonë forcën e dashurisë. Ata e thonë nëpër dhëmbë, ose rastësisht dhe shpesh me një prapamendim. Kjo nuk do të thotë që nuk na duan, madje disa thonë që dashurojnë më thellë se gratë, por thjesht duan më shumë kohë për të arritur aty. Megjithatë ata kanë prirjen për të thënë gjëra që nuk i mendojnë me të vërtetë.
Kështu që nëse do të kuptosh që mashkulli me të cilin je, të do me të vërtetë, mos dëgjo çfarë thotë, por shiko çfarë bën. Kushdo mund të thotë “Të dua”. Çdo djalë është i aftë të mërmërisë këto dy fjalë, por tjetër gjë të thotë dhe tjetër gjë bën. Prandaj te djali që të thotë që të do, duhet të mos marrësh për bazë fjalët, por veprat.
Ai shkon ku nuk ka qejf të shkojë, vetëm sepse shkon ti
Ai sigurisht që nuk do të shkojë në festën që kolegu yt po bën për fejesën e tij, por nëse ti je aty, detajet nuk kanë rëndësi.
Ai nuk del të premten në darkë kur ti je sëmurë me një diagnozë ngjitëse
Ai do të jetë me ty, edhe kur je e sëmurë. Dashuria dhe përkushtimi i tij nuk njeh kufizime. Të kujdeset për ty, është më mirë sesa të rrijë pa ty.
Ai mund të flejë me ty dhe të mos kërkojë seks
Të të fusë në shtrat nuk është një parakusht për seks. Është thjesht një vend tjetër ku ai mund të rri me ty, jo domosdoshërisht për sekse.
Ai qeras edhe miqtë e tu
Ai nuk do të bëjë vetëm ty të lumtur, por edhe njerëzit pranë teje.
Ai shkon për darkë ku do ti
Nevojat dhe dëshirat e tij vijnë pas kënaqësisë tënde.
Ai ble ushqime veçanërisht për ty
Dollapi i tij është mbushur me biskota pa sheqer dhe çaj jeshil, sepse nuk të sheh si çdo vizitor tjetër.
Kur kthehet nga një udhëtim, ndalon më parë të të shohë ty sesa të shkojë në shtëpinë e tij
Të jesh i dashuruar dhe larg, është një nga provat më të mëdha të jetës. Ai nuk do të harxhojë as edhe një çast më shumë seç ka kaluar larg teje.
Ai t’i kthen gjithmonë mesazhet, edhe kur e ka të vështirë
Ndoshta ka shumë punë. Ndoshta nuk do të flasë me ty tani, por ai kurrë nuk të lë me një mesazh të papërgjigjur.
U kushton vëmendje gjërave të vogla dhe i kujton ato më vonë
Ai e di çfarë blloku të pëlqen të mbash, me çfarë shije të pëlqen pica dhe e mban mend alergjinë tënde nga peshku që e përmende një herë.
Ai përpiqet të lidhë miqtë e tij me të tuat
Ai do që jeta jote të bëhet sa më shumë pjesë e jetës së tij. Nëse kjo do të thotë takime dyshe, ashtu qoftë.
Ai të jep një peshqir
Ai do të ndihesh mirë kur rri te ai. Do të ndihesh si në shtëpi dhe e sigurt. Për këtë arsye, e trajton apartamentin e tij si hotel dhe ti je e ftuara VIP.
Ai të thotë që je e bukur kur zgjohesh, s’ka rëndësi sesi të ka rrjedhur lapsi në fytyrë
Ti je e bukur dhe dashuria e vërtetë sheh përtej pamjes dhe lapsit të rrjedhur.
Ai bën sikur të dëgjon edhe kur po ankohesh për dramën më të pakuptimë
Ai të ndjek në thashethemet e tua dhe hiqet sikur i intereson që shefi ka një të dashur të re.
Ai nuk sillet ndryshe me ty kur miqtë e tij janë rrotull
Partneri është i hapur për marrëdhënien tuaj, me miqtë. Ai nuk ka turp të pranojë që ka një të dashur dhe të të përqafojë para atyre.
Ai të këshillon kur flet me të
Ai jo thjesht i dëgjon problemet e tua, ai edhe interesohet për to. Ai do të të shohë të lumtur dhe kjo do të thotë që e trajton ditën tënde të keqe sikur të ishte dita e tij e keqe.
Ai mban çantën tënde, atë vajzëroren
Ai dëshiron të të lehtësojë nga rëndesat, figurativisht dhe fjalë për fjalë. Atij nuk i vjen turp të mbajë çantën tënde të dorës, sepse nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët, përveç teje.
Ai nuk ka nevojë të të thotë që të do
Ti nuk ndjen mungesë dashurie ose sigurie sepse ai nuk të thotë që të do çdo ditë. Ti e di që ai të do nga mënyra si të sheh, si pret për ty dhe që do të jetë me ty.