SI TA KENI MIRË ME VJEHRRËN

Njihu me 4 këshilla se si ta kesh mire me vjehrrën.

Mos e trajtoni si një bezdi në jetën tuaj

Ju duhet të trajtoni vjehrrën tuaj ashtu si ju do të silleshit me dikë që sapo e keni njohur dhe doni të krijoni një marrëdhënie të mirë.

Nuk duhet të bërtisni me një mik apo bashkëpunëtor të ri apo jo?!

Kështu që nuk duhet ta bëni këtë me asnjë nga anëtarët e rinj të familjes tuaj derisa të keni krijuar një respekt të vërtetë.

Ndaloni së supozuari që të dyja doni të njëjtat gjëra për marrëdhënien tuaj

Vetëm për shkak se doni të shkoni mirë me vjehrrën tuaj të re nuk do të thotë që të bini dakord për çdo gjë.

Lëreni marrëdhënien të zhvillohet duke u njohur gradualisht me njëra-tjetrën, duke ndarë interesat dhe duke ndihmuar.

Asnjëherë mos mendoni se mënyra e saj është mënyra e gabuar

Siç thonë, ka dy anë për çdo histori.

Përpiquni të zbuloni pse e sheh situatën ndryshe nga mënyra që e mendoni ju.

Mos i tregoni çdo gabim

Ndoshta të drejtën e keni ju, por nuk ka problem, lëreni të mendojë se e ka ajo ndonjëherë.

Është një mënyrë e lirë dhe e lehtë për ta bërë atë të ndihet mirë për veten dhe për ju.

Author: admin