Forumi botëror i ekonomisë ka publikuar së fundmi 10 vendet më të fuqishme në botë, ku sipas renditjes, vazhdon që vendin e parë ta zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar nga Kina dhe Japonia.
Megjithëse 2023-shi është parashikuar si një vit, i cili do të vazhdojë të thellojë problemet ekonomike në botë, këto janë 10 vendet që duket se do të kenë një ekonomi më të konsoliduar, duke qëndruar dhe si fuqi botërore në ekonomi:
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si kombi më i fuqishëm në botë. Prodhimi i saj i brendshëm llogaritet të jetë 25.035 bilionë dollarë
2. Për momentin GDP e Kinës është 18.321 bilionë dollarë, duke u konsideruar fuqia e dytë më e madhe në botë. Kina ka qenë në gjendje të përkthejë vendndodhjen e saj gjeografike në fuqi politike.
3. Japonia renditet e treta, ku PBB e saj llogaritet të jetë 4.301 bilion dollarë. Sot, Japonia është vendi më i avancuar në botë nga ana teknologjike dhe shkencore. Ajo ka popullsinë më të shkolluar në botë. Japonia është e njohur në të gjithë botën edhe për artet e saj tradicionale, skulpturën, poezinë, arkitekturën dhe artet e famshme marciale.
4.Me një PBB prej 4.301 bilionë dollarë, Gjermania ka një nga ekonomitë më të mëdha në botë.
5.India është një fuqi rajonale në zhvillim në Azinë Jugore. GDP e saj është 3.469 bilionë dollarë.
6.Mbretëria e Bashkuar ose Anglia ushtron ndikim të rëndësishëm kulturor, politik, ekonomik dhe shkencor në botë. Ndikimi global i saj i ka rrënjët që në Perandorinë Britanike dhe kolonitë e saj. PBB e Britanisë së Madhe është 3.199 bilionë dollarë.
7.Franca është një nga vendet më të vjetra të botës dhe ndikimi i saj kulturor tejkalon të gjitha llojet e tjera të ndikimit që ajo ka në botë sot. Ajo është në krye të vendeve më të vizituara të botës. Franca ka një PBB prej 2.778 bilionë dollarë.
8.Kanadaja ka një PBB prej 2.200 bilionë dollarë. Vendi mori vlerësime të larta për politikat e emigracionit dhe qeverisjen, ndërsa njerëzit e lëvdojnë Kanadanë për kulturën dhe mirësjelljen.
9.Rusia ka rezerva të mëdha të burimeve natyrore, të cilat i përdor për të zhvilluar ekonominë e saj. Edhe pse ekonomia e Rusisë nuk është e zhvilluar në krahasim me vendet e zhvilluara të botës, ajo ka një GDP prej 2.133 bilionë dollarë.
10. Italia ka një PBB prej 1.997 bilionë dollarë. Ajo vazhdon të mbetet ndër vendet më të fuqishme ekonomike në botë.