Si nuk paskemi ndryshuar fare/ AP: Mbreti Zog i kërkoi ambasadorit nuse amerikane me lek

Më 1925 Charles Hart u emërua ambasador (atëbotë ministër) i SHBA-së në Tiranë.

Me kalimin e viteve Hart krijoi një raport mirëbesimi me Mbretin Zog, i cili kishte respekt e adhurim të madh për Amerikën.

Njëherë kur ambasadori u kthye për pushime në Amerikë, Zogu iu lut t’ia gjente një nuse amerikane.

Por Zogu kishte edhe dy kërkesa: nusja të jetë e bukur dhe të jetë e pasur (të ketë së paku një milion dollarë).

Lajmin se Zogu kërkonte një nuse amerikane e dha agjencia e lajmeve Associated Press.

Ambasadori Charles Hart e mori seriozisht kërkesën e Mbretit të shqiptarëve dhe u kthye nga Amerika me një listë me emra vajzash amerikane, por Zogu s’pranoi të merrte asnjërën prej tyre sepse s’plotësonin kushtin e tij: të kishin një milion dollarë.

Ambasadorët amerikanë përherë kanë qenë në hall me politikanët shqiptarë. / Gazeta Tema

Author: admin