Një ngjarje për pak sa nuk ka shkaktuar viktima sot në Vlorë.
Mësohet se një sherr banal në lavazh ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Sipas policisë lokale, një i ri i dyshuar me iniciale A.Sh ka shkuar në lavazh për të larë makinën por lavazhieri e ka refuzuar pasi kishte shumë punë e radhë.
Kaq i është dashur të riut që të nxjerrë armën dhe të qëllojë dy herë në ajër e më pas të largohet me shpejtësi.
Policia është vënë në kërkim të tij ndërsa po merret në pyetje lavazhieri.