Si mund të sillesh si rrotë k***, ne i kemi b***t prej hekuri”, Verçani: Veliaj shantazhon hapur anëtarët e Shoqatës Tirana

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

”Si mund ti presi ropi k**et, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej: Ne i kemi b*let prej hekuri.

Veliaj po kërkon me çdo kusht që Duka të mos rikandidojë për kreun e FSHF-së, dhe për këtë ditët e fundit ka kërkuar dhe një hetim ndërkombëtar ndaj tij, me pretendimin se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.

Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, u shpreh se Veliaj për gati gjysmë ore ka bërë shantazh të vazhdueshëm që në krye të shoqatës rajonale të Tiranës të zgjidhet Eduard Prodani.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

“Do shkojmë tek Federata shqiptare e Futbollit për t’i bërë shurrën në shtëpinë e tyre. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK.

Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”.

 

Author: morevesh