Prej më shumë sesa një muaji, Efi përjetoi eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”. Dhe duhet thënë se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë për ish-konkurrenten e “Përputhen”.
Pas dinamikave të ndryshme, thuajse i gjithë opinion publik u bashkua me të, kur Olta kërcënoi se kishte materiale për të që mund ta nxirrnin jashtë.
“Edhe asaj tjetrës, Efit, i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës, i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish-konkurrentes të “Përputhen”, e cila po qarkullon në “WhatsApp”.
Bëhet fjalë për një video +18, të cilën Efi e ka regjistruar vetë dhe ia ka nisur dikujt, që pabesisht e ka publikuar. E duket se menjëherë pas kësaj deklaratë të aktores, realisht videoja është publikuar.
Ndonëse prej muajsh regjistrimi bënte xhiro nëpër Tiranë, mediat nuk e kishin publikuar. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, një reper i ri është personi që ka shpërndarë videon e Efit. Ndër të tjera, djaloshi në fjalë është edhe miku i Stresit.
Mes tij dhe Efit ka pasur një marrëdhënie të shkurtër dhe fill pas distancimit të tyre, djali në fjalë ka nisur t’i bëjë shantazh edhe me videon. U duk se e gjithë kjo histori ishte harruar, deri kur Olta Gixhari e kërcënoi me gjasa pasi ka pasur dijeni për regjistrimin.
Ndonëse të shumtë ishin figurat publike që e mbështetën Efin, disa media e bënë publike regjistrimin. Sakaq, ka ardhur dhe reagimi i shoqes së ngushtë të Efit, Mikelës, e cila u eliminua disa javë më parë nga “BBVIP”.
Me anë të një videoje në “InstaStory”, ajo ironizoi deklaratën e aktores ku shprehej se nëse ajo kishte “As-a” në dorë, atëherë për Oltën ka “dy Joker-a”. Pra, duke lënë të nënkuptonte se informacionet që Mikela ka për aktoren janë më të forta dhe që mund ta dëmtojnë atë.
“E kam parë, si gjithmonë nuk surprizohem nga Olta që është supermashtruese. Më vjen keq që nuk e kam përballë që t’i them, ‘nëse ti Olta paske As-a nën mëngë për Kiarën dhe Efin, më lejo të të them që për ty kam dy ‘Joker’-a në dorë”, tha Mikela.
Nga ana tjetër, Efi duket e pashqetësuar për gjithçka ka lënë pas, duke e pasur fokusin vetëm te dashuria e re. Edhe pse një apo dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje.
Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj.
Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër.
Duket se partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare. Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e para, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet.