“Si me i pas arrestuar në Rinas”/ Luizi ngacmon keq Oltën, Kristin dhe Armaldon: Bërthama…

Mbrëmjen e djeshme për Luiz Ejllin, Vëllai i madh kishte rezervuar një surprizë që ai e priste me padurim. Këngëtari i njohur është vendosur para Kutisë së Pandorës, të cilën e ka hapur menjëherë.



Për këtë arsye ai arriti që të fitonte një takim me dy miqtë e tij më të mirë nga jashtë shtëpisë dhe gjithashtu ka qenë përpara një zgjedhje.

Luizit i duhej të dërgonte 3 banorë në televotim për të larguar nga shtëpia dhe ai ka zgjedhur Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn.

Mbrëmë teksa të gjithë banorët ishin ulur rreth tavolinës për të ngrënë, Luizi komenton nominimin e tij duke i quajtur ata “bërthama”.



“Ja ku e ke treshen e famshme, bërthama. He moj bërthamë si ju kam? O Nitë, ku e kam Nitën, ja bërthama në nominim. Shikoni bërthamën si me i pas arrestuar në Rinas, duke kaluar gjëra të paligjshme. Ja bërthama. Ku ka bërthamë këtu moj, ja çfarë të bën lëkura, lëvozhga, fara. Bërthama, po ça bërthame. Të hëngsha buzëqeshjen ty (Armaldo) që je bërë dyllë i verdhë krejt. Nuk e di në botë ka të shkojë në shtëpi”, tha Luizi duke ngacmuar banorët që i vendosi vetë në nominim.

Author: morevesh