Si kurrë më parë Arbana futet brenda shtëpisë së Big Brother! Xhemi “zbulon” misionin dhe ka një koment “epik”

Prova që “Vëllai i Madh” ka caktuar për banorët është një provë, e cila teston aftësinë e banorëve për të mos reaguar ndaj situatave të ndryshme që do të ndodhin në shtëpi. Shumë çudira dhe ngjarje të pazakonta ndodhin brenda, po banorët duhet të mos reagojnë, thua se nuk kanë parë asgjë.

Në kuadër të kësaj prove, si rrallëherë brenda shtëpisë është futur edhe prezantuesja Arbana Osmani, ndërsa mikja e saj Xhemi e ka shoqëruar këtë moment argëtues me nje koment epik ku shkruan: Mirë që s’u flet po u ha edhe bukën”. Në video shihet Arbana, e cila ecën nëpër shtëpi duke ngrënë diçka në dorë.

 

Befasitë që ka menduar vëllai i madh  mund të jenë argëtuese, frikësuese,por edhe të bukura. Detyra e banorëve është të mos reagojnë dhe as mos të flasin me njëri-tjetrin. Për çdo reagim ata do të humbasin njëzet përqind nga buxheti javor. Të shikojmë sa do të munden banorët t’a realizojnë këtë provë mjaft interesante, ndërsa ne po shijojmë momente të veçanta si ky i Arbanës./revistawho.com

Author: admin