Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private dhe lidhjes së saj me Donald Veshaj. Mes shumë pyetjeve ditën e sotme në një ‘Ask’ të postuar nga ajo në Instastory, një nga më interesantet ishte se si arrin Bora që të dallojë Donaldin nga vëllai i tij binjak Romeo dhe Bora nuk ka ngurruar të përgjigjet.
Për mua nuk ngjajnë fare! Si tipa po e po por edhe si pamje kanë qenë shumë të dallueshëm që nga dita 1.
Padyshim si për çdo vajzë tjetër të showbiz-it, diskutimi më i madh i ditëve të sotme, operacionet plastike! Shpeshherë nga ndjekësit bëhen krahasime para dhe pas, nga fillimet e karrierës e deri ditët e sotme dhe e pyetur së fundmi në një ‘Ask’, Bora është përgjigjur duke rrëfyer të vërtetën për herë të parë.