Big Brother Vip do të vijë mbrëmjen e sotme me një numër të madh surprizash. Vip Magazine ka mësuar se formatit do t’i shtohen jo tre por pesë konkurrentë të rinj, që do të bëhen pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.
Fillimisht Vëllai i Madh do të pyesë një e nga një banorët nëse janë dakord me shtyrjen e lojës deri pas datës 18 Shkurt.
Pasi ata të përgjigjen njëri pas tjetrit, në pragun e shtëpisë do të fillojnë të shfaqen një e nga një banorët e rinj.
Tre të parët që do të futen janë moderatorja kosovare, Egzona Rafuna, Genajd Shypheja tenist, si dhe këngëtarja, Xheisara Frisku, shkruan Vip Magazine.
Nuk dihet nëse dy banorët e tjerë do t’i bashkohen që sonte formatit të BBV, duke qenë se loja po shkon drejt fundit dhe bashkë me periudhën e shtyrjes kanë mbetur më pak se dy muaj kohë nga nata finale.
Megjithatë zhvillimet do të varen edhe në sajë të përgjigjet e banorëve në lidhje me vazhdimësinë e lojës deri në kohën që Big Brother do të përcaktojë.
Është folur se data e natës finale do të jetë 18 Shkurti, por dje moderatorja e programit e theu këtë parashikim, duke e përcaktuar këtë datë si kufirin minimal teksa shtoi se gara mund të vazhdojë edhe përtej këtij afati.
Një tjetër zhvillim i përfolur për mbrëmjen e sotme është edhe dënimi i Meridianit për shkak se Vëllai i Madh ka arritur në përfundimin se duke qenë një nga banorët që është futur më vonë në shtëpi, ka thyer rregullat duke sjellë informacione nga jashtë.
Pasditen e të martës pak para nisjes së spektaklit, Meridiani bashkë me Sarah janë njoftuar se nuk mund të nominojnë banorë të tjerë gjatë spektaklit të sotëm.
Megjithatë pritet për t’u parë nëse ai do të ketë një dënim të veçantë, për shkak se është përfolur në media edhe në momentin e futjes në lojë, kur i dha informacione të gabuara Donaldit në lidhje me situatat që kishin ndodhur jashtë shtëpisë, pas hyrjes së Bora Zemanit në shtëpi.