Shuhet kureshtja e madhe/ A paguhen banorët në “Big Brother VIP”

Reality show “Big Brother Albania VIP” momentalisht është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.



Krahas dinamikave, Big Brother është shoqëruar me shumë teori konspirative.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Ndërkohë shpesh është spekuluar se banorët që qëndrojnë brenda paguhen. Por sa e vërtetë është kjo?

Sipas The Sun, Women’s Health e shumë burimeve të tjera online, po, konkurrentët paguhen.



Sipas Reel Runddown, në vitin 2021, anëtarëve të Big Brother (SHBA) iu dha një pagë prej $1000 në javë.

Sipas TMZ, në janar të vitit 2022 konkurrentë si Lamar Odom, Carson Kressley, Cynthia Bailey dhe Chris Kattan fituan $100,000 vetëm për qëndrimin në shtëpi, pa përfshirë çmimin e madh prej $250,000 për të cilin garonin.

Megjithatë, nga burime zyrtare nuk ka thuajse asnjë informacion për pagat e konkurrentëve të Big Brother. E njëjta gjë edhe për Big Brother Albania.



Thuhet se pagat ndryshojnë nga sezoni në sezon dhe në varësi të faktorëve të ndryshëm, si përvoja, prania në media dhe populariteti. Pagesat dhe kushtet e kontratave me konkurrentët nuk bëhen thuajse asnjëherë publike.

Author: morevesh