Shtrëngim masash para festave, ja paralajmërimi i Ministres së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë nga nata e ndërrimit të viteve, tha se komiteti i Ekspertëve është duke vlerësuar nëse masat do të shtrëngohen edhe në vendin tonë, sikurse po ndodh në vende të tjera evropiane, për shkak të rrezikut që paraqet varianti i ri Omicron.

“Jemi para festave ku presim të rriten shkëmbimet, ndërveprimet mes njerëzve, është situatë sa delikate e fluide për ecurinë e pandemisë.

Ekspertët tanë po vlerësojnë me shumë vëmëndje për masat që do të nevojitn. Sikurse ka vendosur komiteti nga 4 janari, të gjithë punonjësit në administratën publike supermarkete, qendra tregtare duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin e antigenit cdo 5 ditë.

Jemi duke vlerësuar në dinamikë situatën për të siguruar planin e dimrit dhe rritjen e kapaciteteve për testimin dhe gjurmimin”, tha Manastirliu.

“Europa po shton masat përforcuese, Hollanda, Franca, Gjermania, Austria,

nuk bëhet shaka me shëndetin e nuk vihet në rrezik shëndeti për asnjë arsye”, theksoi ministrja në Kuvend.

 

 

Author: morevesh