Leonardo Zela, 23-vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor për shitjen e lëndës narkotike që kultivohej në një shtëpi bari në kryeqyet është nipi i Emiljano Shullazit (djali i motrës së tij).
Zela u vu në pranga pasi në zonën e ish-parkut tregonte kanabis në sasi të vogla dhe më pas ndante paratë me 38-vjeçarin Alban Karapici i cili kujdesej për kultivimin e kanabisit në vazo lulesh dhe më pas e ruante atë në kavanozë prej qelqi.
Në shtëpinë e Zelës policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis gati për shitje, 4 kavanozë me lëndë narkotike, një peshore elektronike dhe shumat e parave të ndara në 11150 euro dhe 11.000 paund.
Kush është Emijano Shullazi
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.