‘Shtëpi koti. S’jam tabelë qitje unë’! Olta shpërthen në lot në mëngjes (VIDEO)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është zgjuar mëngjesin e sotëm shumë e mërzitur. Teksa doli jashtë dhe iu bashkua Valbona Memës dhe Luiz Ejllit, ajo tha se ishte zgjuar e mërzitur dhe nuk ishte në terezi.




Olta shprehet se nuk shijoi dot surprizën e djalit pasi u ngarkua shumë emocionalisht që në fillim të programit. Sipas saj, ajo u bë dru komplet dhe i mbajti të gjitha përbrenda.

Aktorja tha se nuk ishte mirë fare dhe se ishte shumë e nervozuar nga prime i mbrëmjes së djeshme. Sipas saj, ajo është lojtare e fortë dhe mbrëmë ju kthyen në atë formë, nuk jam tabelë qitje.

Më pas Olta është larguar nga ata për të qëndruar vetëm dhe ka nisur të qajë.

“Shtëpi koti”, dëgjohet të thotë në një moment aktorja e njohur.

Author: morevesh