Nelli Syupyur është një shqiptare që ndodhet në Ukrainë dhe përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ke rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus.
Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri.
“Përshëndetje për të gjithë. Tani jam këtu në Ukrainë dhe ishte pak situatë e rëndë. Kufijtë janë të mbyllur. Mund të marrësh para por më shumë nuk punon ose kur punon ka shumë radhë. Shumë presin të dalin nga kufiri ukrainas. Po bëhet një korridor për fëmijët dhe të moshuarit. Burri im duhet të shkonte në ushtri, në luftë”, tha Syupyur.
Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të vrarë deri tani, ushtarë e civilë.
Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin’ e Ukrainës në shkallë të plotë. Në një fjalim para sulmit ai ka deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se përgjigja e Moskës do të jetë “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë. Ai u kërkoi ushtarëve ukrainas në Ukrainën lindore që të lënë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.