SHQIPTARIT NË AMERIKË I MARRIN “GJELIN”/ SHPËRBLIMI I MAJMË QË JEP PËR TA GJETUR

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar në lajme të ndryshme për shkak të asaj që i ka ndodhur.

Pronari shqiptar i një restoranti në Wisconsin dëshiron që “gjeli” i tij të kthehet.

Javën e kaluar, dikush vodhi një statujë gjigante në formë gjeli, nga jashtë Restorantit Familjar Osseo, në Osseo, Wisconsin.

Pas përpjekjeve për ta gjetur, ai nuk ia doli dhe për këtë vendosi të bëjë diçka tjetër.

Pronari i restorantit, Artan Shabani, vendosi të ofrojë një shpërblim për kthimin e statujës: 1.000 dollarë dhe një vakt falas.

Shabani i tha Fox News se ai zbuloi se gjeli ishte vjedhur kur një nga klientët e tij të rregullt pyeti nëse ai e kishte hequr qafe statujën.

“Kështu që unë shkova te dera dhe sigurisht pashë që nuk ishte aty,” tha Shabani.

Shabani i tha Fox News se ai foli me policinë për ngjarjen por nëse kjo përfundon thjesht si një shaka, ai nuk ka në plan të ngrejë akuza.

Nëse statuja nuk kthehet, Shabani thotë se do të blejë një statujë të re.

Deri në atë moment ai është në pritje të gjetjes së “gjelit”.

Author: admin