Adem Gashi është shqiptari që edhe një herë ka bërë të mundur që të gjitha mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë nga një njeri i vetëm. Ai ka gjetur mëngjesin e sotshëm një çantë të mbushur me para, teksa po shkonte për në punë.
Shqiptari, i cili jeton në Australi, ishte duke shkuar në punë, në momentin që vuri re çantën me 6250 dollarë brenda saj. Ai vendosi që t’ia kthejë ato pronares, duke kërkuar ndihmën e televizionit Channel 7.
Ademi ka shkruar gjithashtu në faqen e tij në Facebook:
Sot në mëngjes duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 dollarë. Më pas shkova në televizionin Channel 7 dhe sëbashku me ta gjetëm adresën e gruas së cilës i kishte humbur çanta. ia ktheva çantën bashkë me paratë.
Shpresoj që të gjithë njerëzit të veprojnë kështu sepse është një ndjenjë shumë e mirë kur të humbet diçka dhe dikush që e gjen ta sjell në shtëpi”.