“Shpirti im je ti”/ Luizi-Kiarës: Është lojë, rri e qetë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, çifti i njohur i “Big Brother VIP”, kanë kaluar momente intime së bashku gjatë zgjimit të mëngjesit.

Luizi teksa i këndonte Kiarës dhe e puthte gjithë pasion e ka përkdhelur me fjalë të ëmbla duke i thënë “Shpirti im”.

Por dhe në këtë rast, Luizi i ka kujtuar sërish lojën Kiarës duke i thënë se më i miri do të fitojë, kështu që ajo mund të rrijë e qetë.

“Shpirti im je ti. Është lojë do të fitojë më i miri, rri e qetë.”

Author: morevesh