Shpiket pajisja që mundëson puthjen në distancë

Një kompani teknologjie në Kinë ka gjetur një zgjidhje të çuditshme për lidhjet në distancë.



Nëse ju ka marrë malli për të dashurën apo të dashurin tuaj, tashmë mund t’i dërgoni një puthje falë këtyre buzëve prej silikoni.

Pajisja lidhet me smartfonin dhe më pas përdoruesi mund t’i japë një puthje buzëve prej silikoni. Puthja transmetohet në kohë reale te partneri tuaj.

Kjo shpikje quhet “Remote Kiss”, apo puthje në distancë, dhe po gjen treg të madh midis kinezëve duke u shitur online në uebfaqen “Taobao”.

Global Times, gazeta shtetërore e Kinës, ka raportuar se shpikja është patentuar tashmë nga Instituti Profesional i Teknologjisë Mekatronike Changzhou.



Shpikësi i saj tha se ishte frymëzuar nga një lidhje në distancë që kishte përjetuar personalisht.

“Në universitetin tim, isha në një lidhje në distancë me të dashurën time, kështu që ne kishim kontakte me njëri-tjetrin vetëm përmes telefonit. Aty lindi frymëzimi i kësaj pajisjeje”, shpjegoi Zhongli.

Shpikja nuk ka kaluar pa komente të shumta në rrjetet sociale, ku një prej tyre shkruan: “Le të shpresojmë që do të përdoret vetëm për….puthje në distancë”.



Author: morevesh