Ermiona Lekbello është përjashtuar ditën e sotme nga “Big Brother VIP”. Një zarf i zi mbërriti këtë mëngjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shkruhej se këngëtarja ka ushtruar dhunë verbale ‘në mënyrë të përsëritur’, ndaj është marrë vendimi për skualifikimin e saj menjëherë.
Gjatë natës Ermiona pati debate të forta me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin teksa iu drejtua dhe Kiara Titos. Ajo u shpreh e revoltuar për situatën në shtëpi.
“Jeni bërë si gore, s’ju rri goja”, i tha Ermiona banorëve që po flisnin gjatë natës. “47 vjeç burrë bën si palaço”, i tha ajo Armaldos teksa debati vazhdoi me tone të larta.
Ndërkohë kujtojmë se kur është larguar vetëm disa persona kanë shkuar për ta përcjellë, Eva Alikaj, Krist Aliaj, Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Luiz Ejlli.
Këtë të fundit e ka përqafuar dhe i ka thënë që kur të dalë nga BB VIP do e gjejnë një mënyrë që të komunikojnë dhe të takohen bashkë.