Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pranë stacionit hekurudhor të Kievit pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi një raketë të lëshuar nga Rusia e destinuar për një nga qendrat e kontrollit, tha Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm.
“Sqarim i shpërthimit pranë stacionit. Mbrojtja jonë heroike ajrore rrëzoi një raketë të nazistëve rusë, e cila ishte destinuar për një nga qendrat e kontrollit.
Rrënojat dëmtuan rrjetin e ngrohjes, por dëmi do të riparohet deri në mëngjes. Lavdi mbrojtjes ajrore të Ukrainës! ” – shkroi Gerashchenko në kanalin e tij Telegram.
Mediar lokale njoftuan se si pasojë e shpërthimit pranë Stacionit Qendror Hekurudhor të Kievit, rrjeti i ngrohjes është dëmtuar, por ka edhe një viktimë, sipas shërbimit për shtyp të Policisë Kombëtare të Ukrainës.
I plagosuri me një plagë të prerë në këmbë është dërguar në spital.
Specialistët e shërbimeve të specializuara që kryejnë punë riparimi dhe oficerët e zbatimit të ligjit punojnë në vendin e dëmtimit.
Policia do të vazhdojë procedimin dhe do të dokumentojë pasojat e shpërthimit.