Bota e rekbisë është tronditur nga skandali i një prej yjeve të saj. Anglezi Xho Uesterman është filmuar teksa bënte seks me një të panjohur në një rrugicë, duke tërbuar bashkëshorten e tij që ka zbuluar falë internetit tradhtinë e partnerit.
Në ditët e fundit në rrjet është përhapur një video që tregon pikërisht lojtarin 33-vjeçar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një grua bionde të paidentifikuar në një cep rrugice. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe e kanë kthyer anglezin në qendër të vëmendjes.
Një situatë e pazakontë e cila është bërë edhe më e çuditshme pas shpërthimti publik të bashkëshortes së tij, Loren, e cila në rrjete sociale bëri të qartë gjithçka. “A mund ta bëj këtë shumë të qartë që ajo aty nuk jam unë!!! Ne kemi tre fëmijë, një nga të cilët është 15-vjeçar dhe ajo nuk ka nevojë të shohë gjëra të tilla kudo në rrjete sociale”, ishte apeli i saj.
Edhe klubi i Kastëllford Tajgërs, ku luan Uesterman, ka nisur një hetim rreth kësaj çështje dhe ai rrezikon të pushohet nga puna.