Faqja amerikane e webit “Top Beauty World”, ka publikuar listën e 100 meshkuve më të pashëm në botë për vitin 2020 dhe në mes të shumë emrave të njohur, bien në sy tre aktorët e njohur turkë me origjine shqiptare.
Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug (vendi 33), Baris Arduç (vendi 68) dhe Can Yaman (vendi 89).
Ndërkohë, vendin e dytë në listë e ka zënë këngëtari Korean i grupit BTS, Kim Taehyung.
Ndërsa vendin e parë e ka zënë aktori kinez Xiao Zhan.
Vendi i tretë shkoi për indianin Shahrukh Khan.
Pjesë e listës janë edhe Kim Seokjin, Oh Sehun, Chris Hemsworth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.