Shoqata: Qumështi serb mbush tavolinat tona, MBZHR shet sapunin për djathë

Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka denoncuar furnizimin e Shqipërisë me qumësht serb.

Përmes një fotoje të dërguar në faqen e Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit, Resuli shkruan se mbetet e pakuptueshme që një çisternë e mbushur me qumësht serb arrin të vijë më lirë në tavolinat e shqiptarëve, në një kohë kur çmimet sa vijnë e rriten.

Në një status në Facebook, ai bën thirrje për mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. Sipas verifikimeve të bëra, kjo çisternë e bën prej shumë kohësh rrugën Serbi-Shqipëri.

Statusi i plotë:

Nuk e di se c’farë kërkon kjo cisternë qumështi rrugve të Shqipëris! Jam vërtet i shqetësuar pasi prodhuesit vendor, gjenden në një situatë ku:
Soja 76 lekë /kg,
Misri 43 lekë/kg,
Elbi 46 lekë/kg,
Jonxha 40 lekë/kg ose 1000-1200 lekë dëngu,
Nafta 180 lekë/litri
Nitrati,Ureja ,Farat për mbjellje u dyfishuan, falë Ministris së Financave u rritën dhe me 20% cmimet nga 1 Janari për këto produkte. Tani se kuptojë si ka mundësi që kesaj cisternës me qumësht, i del leverdia të niset nga Beogradi dhe mbërrin në tasin e fëmijëve tanë më lirë ?

Fasoneri miq fasoneri,IPARD-i famshëm është investim për fasonerit që qumështi jonë të mos shitet dhe qumështin e Serbis ta kemi në tas, që molla e Korcës kanaleve dhe lëngjet e tyre në market nga Maqedonia, që patate Kuksit te kalbet dhe fastfood-et me patate Polonie.

Pse propaganda MBZHR do akoma ta shes sapunin për djath, kur ata që e konsumojnë e din shumë mirë që qumështi në tas është Serb? Dy element duhen që blegtorët tanë të mos enden parcelave të Greqis dhe fëmijët tanë mos tē ushqehen me qumësht Serbie :
1-Zemër
2-Mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. (ps. foto ka mberritur në postën tonë nga konsumatorët në portalin e Shoqata Konsumatorit Shqiptar “Konsumatori dhe Prodhuesi Vendor Shqipëtar” pasi bëm verifikimet kjo cistern ka kohë që bën rrugën Serbi-Shqipëri )

Author: morevesh