Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendorë ka denoncuar sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.
Sipas tij, ish-ministrja Ekonomi ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë.
Ndërsa Raveli, sipas tij si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori.
Kurse personi tjetër që është kallëzuar në SPAK është drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve, Pana Shtylla Kika, e cila përpos përgjegjësisë kryesore për inspektimin e farmacive dhe depove veterinare nuk ka vepruar duke konstatuar problematika që janë konstatuar në Top Story, i cili nxori qartas fiktivitetin e institucioneve shtetërore, të cilat nuk kryejnë siç duhet veprimtarinë e tyre që i ngarkon ligji.
“Sapo depozitova në SPAK një kallëzim si kryetar i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe jo vetëm, por edhe si prind i cili ka vendosur të rrisë fëmijët në këtë vend ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nisur nga emisioni investigativ ‘Top Story’ lidhur me aferën e medikamenteve veterinare, madje atyre medikamenteve të cilat prej 25 vitesh nuk duhet të qarkullonin në Shqipëri me veti të larta kancerogjene, u gjetën në treg dhe në një formë apo një tjetër kanë mbërritur tek konsumatori shqiptar. Personat e kallëzuar për veprimet apo mosveprimet e tyre, në rastin më të mirë mund të kemi të bëjmë me mos ushtrim të detyrës, por pse jo të gjitha institucionet në sinkron duke mos vepruar në përputhshmëri me ligjin konsiderohen si një grup i organizuar që ka sjellë pasoja tek konsumatori.
Zonja Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë për veprimet e saj e cila ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen dhe 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë.
Z. Raveli si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili gati në 50% të listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë janë barna të cilat nuk janë regjistruar në EMA dhe ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori. Jo vetëm kaq, përveçse kemi medikamente të paregjistruara, kemi dhe medikamente që nuk përputhet etiketa me barin dhe mënyra e përdorimit ka sjellë pasoja tek konsumatori.
Zonja Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë për veprimet e saj e cila ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen dhe 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë.
Z. Raveli si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili gati në 50% të listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë janë barna të cilat nuk janë regjistruar në EMA dhe ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori. Jo vetëm kaq, përveçse kemi medikamente të paregjistruara, kemi dhe medikamente që nuk përputhet etiketa me barin dhe mënyra e përdorimit ka sjellë pasoja tek konsumatori.
Personi tjetër është drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve, znj. Pana Shtylla Kika, e cila përpos përgjegjësi kryesor për inspektimin e farmacive dhe depove veterinare nuk ka vepruar duke konstatuar problematika që janë konstatuar në këtë emision, i cili nxori qartas fiktivitetin e institucioneve shtetërore, të cilat nuk kryejnë siç duhet veprimtarinë e tyre që i ngarkon ligji. Duke qenë dhe prind vetë, kam depozituar këtë kallëzim i cili shpresoj me bindje të plotë që SPAK do ta marrë në konsideratë dhe do të nisë një hetim të thelluar, të menjëhershëm kundrejt këtyre kundravajteve që kanë sjellë pasoja tek konsumatorët”, sipas Resulit.
Ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reagoi pas trajtimit të çështjes së medikamenteve veterinare të pakontrolluara, të cilat duhet të kalojë disa filtra para se të dalin për përdorim.
Duke falënderuar Top Channel, ministria tha se ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore, rregullative dhe përputhshmërie në fushën e veterinarisë.
Sipas ministrisë, rastet specifike të trajtuara në emision po verifikohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , duke siguruar se në rast shkelje do të merren masa të menjëhershme.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e konsideron sigurinë ushqimore shtyllë kryesore të fushës së saj të veprimit. Duke falënderuar Top Channel, për çështjen e rëndësishme të trajtuar në emisionin “Top Story”, me titull “Antibiotikët e Kafshëve”, të transmetuar në datën 15 dhjetor 2021, bëjmë me dije për opinionin publik sa më poshtë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore, rregullative dhe përputhshmërie në fushën e veterinarisë.
Ky proces, po shqyrton ndër të tjera edhe rregulloret për tregtimin e produkteve mjekësore veterinare, aktet nënligjore dhe procedurat në fuqi në fushën e veterinarisë, konkretisht në importin, regjistrimin dhe tregtimin e produkteve mjekësore veterinare. Theksojmë se, rastet specifike të trajtuara në emision, po verifikohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe sigurojmë konsumatorin se ku do të rezultojnë shkelje do të merren masa të menjëhershme. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, sipas njoftimit.
Kujtojmë se në temën e datës 15 dhjetor në Top Story u trajtua çështja e medikamenteve veterinare dhe mënyra se si përdoren në Shqipëri dhe kalimi në filtra para se të aplikohen tek kafshët.
Investigimit nxorri p¥rfundime se vendi ynë është pushtuar nga medikamente të vendeve të botës së tretë, të cilat dalin në treg pa u kontrolluar duke shkaktuar dëm në shëndetin e kafshëve dhe qytetarëve.
Bazuar në ligjin për veterinarinë, çdo produkt mjekësor duhet të kalojë disa filtra para se të dalë për përdorim. Në nenin 85 të ligjit përcaktohet se pranohen për regjistrim produkte Mjekësore Veterinare që kanë certifikatë tregtimi në të paktën një prej vendeve të Bashkimit Evropian ose të pajisur me certifikatë nga Agjencia Evropiane e Vlerësimit të Baranave, EMA, pra, e njëjta agjenci që certifikon barnat humane.