Në një njoftim ata kanë shkruar se është e papranueshme dhe e paprecedentë që gazetarët dhe punonjësit e medias të dhu.nonen nga policia e shtetit për inforimin e publikut.
TIRANË- Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë u ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu që të marrin masa për dhu.nën që po ushtrohet mbi gazetarët gjatë protestave të ditëve të fundit. Në një njoftim ata kanë shkruar se është e papranueshme dhe e paprecedentë që gazetarët dhe punonjësit e medias të dh.unonen nga policia e shtetit për inforimin e publikut.
Më tej ata kanë marrë shembujt e gazetarëve të disa mediave shqiptarë që janë dhu.nuar dhe shoqëruar në komisariat ditët e fundit nga policia vetëm se kanë raportuar mbi protestën që ka ndodhur. Ndër të tjera ata kanë thënë se Rama dhe Veliu nuk duhet të qëndrojnë të heshtur mbi këtë fakt pasi heshtja e tyre po merret inkurajim për sjelljen e policisë.
Njoftimi i plotë:
“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhu.nimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre ditëve. Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise ; të dh.unohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë. Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dh.unimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po den.oncohen cdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dh.unës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dh.unës ndaj punonjësve të medias. Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik,” shkruhet në njoftimin e shoqatës.
Në protestën që po bëhet për vr.asjen e Klodian Rashës, në vendin tonë janë shoqëruar shumë persona në polici. Protestuesit po bëjnë protestë të dhu.nshme dhe policia po përdor gaz lotsjellës, ujë dhe shkopa gome për të shpërndarë turmën. Mes protestuesve që janë shoqëruar në polici janë edhe disa gazetarë./korrieri.al