Fëmijët e Alketa Vejiut dukeshin se do të mbesnin gjithmonënjë mister për ndjeksit, derisa e bija, Nicol “thyu” rregullin e moderatores për të mbajtur hermetike jetën private.
Tashmë Nicol është një personazh publik në rrjetet sociale dhe mjaft i ndjekur.
Ndërsa sa i përket djalit, kanë qenë të pakta herët kur Alketa e ka postuar në Instagramin e saj, por gjithmonë pa ia zbuluar fytyrën.
Edhe së fundmi ajo ka ndarë një foto me Lionelin duke e puthur në buzë. Si duket edhe moderatorja bën pjesë në grupin e “mamave cool” që i puthin fëmijët e tyre në buzë.