Shoferja e autobusit: Të gjithë më thonë leje këtë punë se je e bukur, por do ta bëjë deri në pension

Ajo ka treguar se të gjithëve iu duket e pabesueshme kur ajo tregon profesionin e saj, por thotë se e do shumë punën e vet.

Jodie Leigh Fox ka gjetur punën e saj të ëndrrave para tre vitesh, kur filloi të punonte si shofere e autobusëve.

24 vjeçja nga Anglia thotë se e pëlqen punën e vetë shumë, dhe thotë se ka dëshirë ta bëjë këtë punë deri në pensionim.

Mirëpo që kur ka nisur punën, Jodie thotë se e kanë mbuluar me komente rreth dukjes së saj shumica e pasagjerëve. Ajo thotë se shumica e komenteve vinë nga pasagjerët meshkuj.

Jodie thotë se zakonisht meshkujt i thonë se nuk kanë parë kurrë një shofere autobusi kaq të bukur, ose se ajo është shumë e bukur për të bërë këtë punë.

Mirëpo ajo thotë se merr komente të këndshme edhe nga femrat, për flokët, thonjtë ose makijazhin dhe kjo e bënë të lumtur.

Fatkeqësisht, ajo thotë se e ka vështirë të socializohet me kolegët e saj, sepse të gjithë janë më në moshë, dhe femra ka pak.

Je shumë e bukur për punën që bën'/ Shoferja e autobuzit në Britani rrëfen  se pavarësisht komenteve ajo realizoi ëndrrën e saj – Dosja AL

Jodie Leigh Fox on Instagram: “🐰” in 2021 | Instagram, Blue eyes, Fox

hot-Bus-Driver-jodie-leigh-fox - THE EMERGING INDIA

 

Author: admin