Braziliani Antony, sulmuesi i Manchester United, u përfshi në një aksident më 31 dhjetor.
Një aksident, i cili, për fat të mirë, nuk pati pasoja të rënda për lojtarin që u rrit në San Paolo.
Pasi luajti me fanellën e Djajve të Kuq në Wolverhampton, Lamborghini e 22-vjeçarit u përplas me një BMW në një autostradë në periferi të Mançchsterit.
Makinë e shkatërruar dhe shumë frikë për ish- futbollistin e Ajax-it, Antony pranoi se ishte tronditur shumë nga incidenti.