Shkon mbi 15,000 numri i viktimave në Turqi e Siri, ekipet e kërkimit luftojnë me kushte të vështira

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës ka shkuar në më shumë se 15,000.




Ekipet e kërkim – shpëtimit po luftojnë me kushtet e vështira atmosferike për të gjetur të mbijetuarit në rrënoja.

Ditën e djeshme presidenti turk Erdogan pranoi “mangësitë” për reagimin e shtetit, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll.

Ndërkohë OBSH ka rritur përgjegjësinë e saj në Siri dhe Turqi sepse sëmundjet tashmë të pranishme në këto shtete pritet të përforcohen pas tërmetit.

Author: morevesh