Ndarja nga jeta e nënës duket se ka shërbyer si zgjim shpirtëror për Shkëndije Mujajn. Në një lidhje me videothirrje gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan, ajo rrëfen momentin e vështirë dhe fazat që po kalon tani. Një detaj tronditës i historisë së saj është se e ka parë dhe parandjerë vdekjen e nënës, por e ka injoruar ndjesinë.
Rudina Magjistari: Ka ndryshuar tërësisht jeta jote prej 2 apo 3 vitesh. Në 2019 ka qenë momenti kur ka ndodhur fatkeqësia në familjen tënde, mamaja është ndarë nga jeta?
Shkëndije Mujaj: Unë jam e kënaqur me ndryshimet që kam bërë, në fakt kam kaluar një fazë pikëllimi shumë të gjatë, meqë nuk isha e përgatitur. Në aspektin psikologjik kjo fazë ka ndikuar tek unë sepse siç e thashë, faza e mbulimit, së pari ta konceptoj sepse nuk e kam nënën këtu më. Pastaj faza e trishtimit që e kalova unë, dhe faza e negociatave që në aspektin psikologjik, në humbje gjithmonë duhet të fokusohesh tek zgjidhja e problemit dhe jo të fundosesh, gjë që e kanë bërë shumë njerëz të tjerë kur kan humbur dikë. Kjo më ka ndihmuar në aspektin shpirtëror meqë kam qenë shumë e fokusuar në spiritualitet edhe më herët. Kam pasur një zgjim shpirtëror si fëmijë dhe kam një intuitë të frikshme, e kam ndjerë vdekjen ose humbjen e nënës, gjë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo nuk më ka ndihmuar në aspektin në të jem më e qetë, përkundrazi e kam injoruar. Tani jam në fazën e katërt ku jam duke kërkuar paqe dhe e kam gjetur brenda vetes. Edhe pse dhimbja është e pranishme, mundohem që ta përmbush ditën time me aktivitete të ndryshme që edhe të mos mendoj shumë.
Rudina Magjistari: Po thoje që ke një intuitë shumë të fortë dhe madje duket sikur ke parandierë momentin e ndarjes së përhershme nga jeta e nënës tënde. Si ka qenë? Si e kujton?
Shkëndije Mujaj: Momentin që kam pasur një zgjim shpirtëror është si fëmijë, por disa e quajnë intuitë, disa e quajnë shqisë të gjashtë, por unë nuk e dija se çfarë po ndodhte brenda vetes sime. Sepse unë kështu gjërash kam pasur më herët, por kur erdhi momenti tek nëna ime ishim në një dasmë në Pejë, po në të njëjtin vit. Porsa u ktheva nga vallëzimi dhe pashë nënën time, pikërisht një mesazh nga brendësia ime, nuk e di si ta shpjegoj, por në fakt e injorova dhe vazhdova. Por kjo nuk ishte hera e parë sepse unë e kam këtë me ngjarje dhe njerëz të tjerë, por tek njerëzit e tjerë unë nuk e kam dhimbjen siç e kisha tek nëna ime.
Rudina Magjistari: Në çfare forme të ka ardhur mesazhi?
Shkëndije Mujaj: Të gjitha femrat dhe të gjithë njerëzit kanë intuitë, por ai mesazh nuk ishte me zë, ishte më shumë si frymëzim shpirtëror. Unë e kuptoj këtë si një mbrojtje që Zoti ia jep njerëzve të cilët janë të sinqertë, për t’i përgatitur meqë dhe unë në të njëjtin vit kam qenë në Umra special për nënën time. Sepse doja të lutesha dhe shkova atje dhe aty e kam parë që nëna ime do të shkëputet nga kjo botë dhe unë e injoroja. Madje disa herë më mbushen sytë me lot, por unë e injoroja. Unë e kam ditur fiks por nuk më ka ndihmuar në aspektin psikologjik të përgatitem sepse isha shumë e lidhur me botën materiale dhe botën e showbiz./Tv Klan