Një bimë helmuese, e njohur si karota vdekjeprurëse, duket se është e aftë të bllokojë të gjitha llojet e Sars Cov2. Sipas shkencëtarëve, në provat e laboratorit, kjo bimë që emërtimin shkencor e ka thapsigargin-TG, ka treguar që është në gjendje të bllokojë replikimet virale të varianteve kryesore të coronavirusit Alfa, Beta dhe Delta.
Edhe më parë grupe shkencore kanë vërtetuar se kjo bimë është në gjendje të luftojë shumë infeksione respiratore të gripit , ndërkohë që edhe në këtë rast ka bllokuar të gjitha variacionet e replikimet e mundshme të Sars Cov 2 në masë 95%. Dhe jo vetëm , por ka arritur të korrigjojë edhe të gjitha format ekzistuese, duke sugjeruar se ka një vlere të lartë edhe si substancë post-terapeutike.
Ekspertët shpjegojnë se ky zbulim është mjaft i rëndësishëm dhe mund të shërbejë për krijimin e terapive mjaft efikase tek njeriu me bazë pikërisht këtë bimë që në natyrë është helmuese. Por do të duhet ende kohë për rikonfirmime, e më pas për prova klinike, deri në realizmin e plotë të një terapie të aksesueshme./Klan News