Shkëlzen Berisha udhëton drejt Zvicrës, ndalohet në aeroport

Shkëlzen Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Zvicrës, por ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit për arsye ende të panjohura.

Sapo ka mbërritur në një nga aeroportet e Zvicrës, burime për Shqiptarja.com kanë treguar se Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet dhe më pas është shoqëruar në një zyrë.

Arsyet e këtij ndalimi nuk dihen, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ai është lënë sërish i lirë për të udhëtuar apo është mbajtur.

 

 

Author: morevesh