Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, është paraqitur ditën e sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Berisha është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.
Kujtojmë se çështja e tragjedisë Gërdecit është rihapur dhe në pyetje më herët është marrë dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.