Vetëm pak vite më parë, Saimir Tahiri ishte ministri i suksesshëm, njeriu potent i punëve të brendshme, ndërsa flitej se sfida e tij e radhës ishte rruga për në majën e Partisë Socialiste e më tej edhe maja e qeverisë. Pushteti i Tahirit nisi të binte shpejt në sy, teksa forcoi rregullat e qarkullimit rrugor, deklaroi luftën kundër krimit dhe shfaqi një profil mjaft popullor. Teksa kishte mbushur një vit në detyrë, Tahiri hyri në Lazaratin e Gjirokastrës.
Por në fakt ngjarjet nuk rodhën aspak ashtu si Saimir Tahiri do të donte, apo ashtu siç ai mund ta kishte imagjinuar. Kalvari i ish-Ministrit filloi kur emri i tij dëgjohej të përmendej në disa audio-përgjime të grupit të Habilajve. Shumë aludime u bënë në atë kohë dhe shumë analiza sidomos për një fjali që Tahiri leshoi nje dite teksa dilte nga shtëpia. Shprehje të dëgjuara me herët nga goja e kryeministrit Rama, Saimir Tahiri vijoi t’i përdorte si taktikë sa herë që ndihej në vështirësi.
Kjo kthesë e befasishme e çoi Tahirin drejt qelisë, ashtu sic vetë e artikuloi në një emision televiziv.
Vendosmëria dhe bindja e Tahirit për t’ia dalë në kalvarin e gjatë me drejtësinë u shkërmoq këtë të premte, kur gjyqtari dha vendimin për izolimin e tij në qeli. Nga Ministri kampion tek mbyllja në qeli, ishte shkëlqimi dhe rënia e Saimir Tahirit./ News 24