Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi me djalin e tij të vogël, Zaho.
“Kur nën ferrë çel trëndafili”, shkroi kryeministri në imazhin ku Zaho duket krejtësisht ndryshe.
Djali i kryeministrit ka hequr syzet e kuqe dhe ka prerë flokët e gjata duke bërë një ndryshim në paraqitje.
Për shkak të ndryshimit të madh në paraqitje, ende ka dyshime nëse djali në fotografi me Ramën është i biri apo ndonjë fëmijë tjetër, por shprehja që ka përdorur duket se i dedikohet pikërisht atij dhe djalit.
Mes Zahos dhe Gregut ka 25 vite diferencë. Kur Zaho mbushi 5 vjeç, Rama publikoi fotografinë e djemve dhe shkoi: “Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”.