Në dasmën e sajuar në shtëpinë e Big Brother, Donaldi dhe Beatrix nuk kishin të vetmit që shkëmbyen puthje mes tyre.
Në oborr, në mes të banorëve të tjerë janë puthur në buzë dhe Sara me DJ PM, ku duhet thënë se kjo nuk është hera e parë për të.
Veçse këtë herë ata janë shfaqur publikisht pa asnjë ndroje. Edhe pse ata nuk e pranojnë, dhe shprehen se nuk do të lidhen në shtëpinë e Big Brother, gjuha e trupit duket se i tradhëton.
Sa i takon çiftit Donald dhe Beatrix, banorët thonë se ata kanë kimi mes tyre, ndërkohë që jashtë ata janë sulmuar ndjeshëm, për shkak të personit të tretë që është në mes, Bora Zemanit./E.M-noa.al