Shifrat janë interesante/ Dalin statistikat se sa janë humbjet mes Ukrainës dhe Rusisë në 11 ditë luftime

Kur kanë kaluar 11 ditë nga nisja e luftime del dhe bilanci i kapaciteteve njerëzore dhe mjeteve luftarake të humbura nga të dy palët.

Edhe pse pritej që Ukraina të dorëzohej shpejt për shkak të fuqisë superiore të Rusisë, nuk ka ndodhur ashtu.

Nën motivimin e presidentit Zelensky, populli dhe ushtria u ka shkaktuar humbje të rënda pushtuesve rusë, duke arritur të largojnë 750 mjete të ushtrisë nga fusha e betejës.

Rezistenca e palëkundur ka bërë që 108 tanke ruse të jenë shkatërruar, kapur ose braktisur, ndërsa 50 kanë përfunduar në duart e Ukrainës.

Mediat ukrainase kanë raportuar gjithashtu mbi 11,000 vdekje nga ushtria ruse që nga fillimi i pushtimit – mbi 1,000 vdekje çdo ditë, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë në 11 ditë.

Ja tabela me statistikat:

 

Author: morevesh