Shifra të çmendura/ Sa para ka fituar Shakira nga këngët e saj që pas ndarjes me Pikenë?

Nuk u desh shumë kohë që kënga e re e Shakirës , ​​’BZRP Music Sessions #53′, të bëhej hit, pasi kënga arriti deri në 122 milionë transmetime që prej publikimit të saj.




Në hitin e saj të ri, këngëtarja ‘thumbon’ ish-partnerin Zherard Pike dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia , pas ndarjes së ish-çiftit vitin e kaluar.

Emisioni i mëngjesit i Telecinco ‘El Programa de Ana Rosa’ analizoi se sa para ka arritur të fitojë Shakira pas publikimit të këngës.

Siç raportojnë ata, ajo ka fituar 512,000 dollarë nga YouTube, 500,000 dollarë nga Amazon, 360,000 dollarë nga Spotify dhe deri në 1,200,000 dollarë nga Apple.

Shfaqja televizive spanjolle zbuloi gjithashtu se sa para ka arritur të fitojë Shakira në total nga tre këngët e saj të fundit, të gjitha të dala pas ndarjes së saj me Pique .

“Në këto katër ditë, Shakira ka bërë më shumë se 2,500,000 dollarë me ‘BZRP Music Sessions #53’”, theksuan ata.




“Sa i përket këngëve të tjera të fundit në të cilat ajo i referohet edhe ish-futbollistit, ‘Te felicito’, e cila u publikua në prill 2022, ka më shumë se 445,000 milionë transmetime, duke gjeneruar rreth 10 milionë dollarë.

“Monotonia”, me Ozuna , u publikua dy muaj më parë dhe numëron 166 milionë klikime, që do të thotë se ajo bëri plot 3,554,000 dollarë.”

Shakira mendohet se ka fituar rreth 15 milionë dollarë dhe duke llogaritur nga këngët në të cilat i referohej ish-partnerit .

Sa i përket ish- mbrojtësit të Barcelonës , ai nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me Renault dhe Casio, dy nga markat e përmendura në këngën e fundit të Shakirës .

Author: morevesh