Shifra marramendëse! Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve

Thonë që dashuria s’ka çmim e këtë e vërtetuan sonte aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. Dyshja ishte vendosur në ‘karrigen’ e të ftuarve në ‘Zemër Luana’, aty ku u janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me jetën e tyre private.

Në pyetjet nê sfidën e birrave, kapitenët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund. Besi dhe Olsi u pyetën për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, cila ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.




Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.

Nga ana tjetër, Bes Kallaku nuk tregoj shifër për dhuratën që i ka bërë Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.

Edhe edhe pse ai nuk e tha shifrën, në internet rezulton se ajo makinë kushton rreth 58.000 Dollarë.

Çmime marramendëse apo jo?

Author: morevesh