Një histori rozë për pak i kushtoi jetën një vajze 20 vjeçare mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ajo u goditi disa herë më thikë nga një 18-vjeçare duke përfunduar mënjehër në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.
Siç mesohet ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.
Për fat të mirë, plagët nuk kanë qënë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë.
Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.