Debati virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës bëri xhiron e rrjetit rreth një vit më parë. Por me hyrjen e moderatores në shtëpinë e Big Brother, duket se gjithçka është lënë në të shkuarën.
Stresi ishte i ftuar në “E diell”, ku është ngacmuar edhe për pjesëmarrjen e Einxhel në BBV dhe u përgjigj shkurt: “Konkurrente shumë e fortë më duket!”
Kujtojmë se një vit më parë, reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.
Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. Reagimi i Stresit ishte i ashpër,ku nuk munguan ofendimet, gjë e cila nxiti debate të shumta në rrjete sociale.